Shpëtuan nga shiu por i bllokojë bora, Kruja paraqet situatë problematike

Situata me reshjet ditët e fundit në rrethin e Krujës nuk ishin aq problematike sa herët e kaluar, kjo edhe për faktin që zona nuk është përfshirë shumë në stuhitë e kaluar ne vend.

Lumenjt Zeza, Gjole dhe Ishmi ishin brenda kuotave normale e kjo për pasojë ka bërë të mundur që fshatrat Bubq dhe Murqinë të mos përmbyten. Shërbimi meteorologjik ka bërë të ditur se data 21 do të sjellë një riaktivizim të reshjeve ku pjesa më e prekur do të jetë ajo qendrore.

Gazetari i Syri.TV njofton se përpos reshjeve të shiut situata problematike paraqitet me borën e cila ka arritur deri në 20 cm në zonat e malësisë së Krujës dhe qytetit.

Zonat e qytetit të Krujës dhe fshatrat Qafshtamë, Cudhi, Mafshesh dhe Noje janë të bllokuar nga bora dhe lëvizja është e mundur vetëm nëpërmjet zinxhirëve, ndërsa akoma nuk ka asnjë borëpastruese që të bëjë të mundur hapjen e rrugës.