Gjykata ruse hedh poshtë ankesat e Navalny për kushtet e burgut
Një gjykatë ruse ka hedhur poshtë ankesat e liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny për kushtet e tij të burgut.
Duke u shfaqur para një gjyqtari përmes lidhjes video, Navalny pretendoi se po mbahej në mënyrë të paligjshme dhe kërkoi që të ruhej komunikimi me gruan e tij.
“Të lutem i thuaj Julias se për ndonjë arsye nuk po vijnë më letra nga ajo dhe se po i përcjell të gjitha përshëndetjet asaj dhe fëmijëve dhe nëse nuk merr përgjigje nga unë... Unë nuk mund t’i shkruaj vetë asaj."
Seanca u zhvillua mes raporteve mbi përkeqësimin e shëndetit të Navalny - dhe thirrjeve nga gruaja e tij dhe aleatët që i kërkonin personelit të burgut t’i jepte ilaçet bazë.
46-vjeçari po vuan një dënim me nëntë vjet për akuzat e mashtrimit në një koloni burgu të sigurisë maksimale 250 kilometra në lindje të Moskës.
Navalny, mbështetësit e tij dhe qeveritë perëndimore si edhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ai ishte viktimë e akuzave të sajuara për t'i mbyllur gojën.
MESAZHI I SE BIJES SE NAVALNY, DASHA, ME 17 JANAR 2023:
"Dy vjet më parë SI sot babai im u kthye në Moskë për të luftuar për një Rusi demokratike, të lirë dhe të bukur. Sot po nisim një fushatë për ta liruar. Bashkohu tani! Thuaj jo luftës! Lironi Alexey Navalny!"
Two years ago today my dad returned to Moscow to fight for a democratic, free and beautiful Russia. Today we are launching a campaign to free him. Join now! Say no to war! Free Alexey Navalny!https://t.co/fLz4R8PETU pic.twitter.com/qy96VZGsMl
— Dasha (@Dasha_Navalnaya) January 17, 2023