Moti i keq ne Vlorë, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit
Situata me reshjet e shiut dhe të borës në vend vazhdon të jetë problematike në të gjitha qarqet e vendit. Si pasojë e stuhisë dhe erës së fortë kapiteneria e Vlorës ka vendosur që lundrimi detar për anijet e peshkimit të jetë i pezulluar për shkak të nivelit të lartë të rrezikut.
Akoma nuk është dhënë afati përfundimtar se deri kur do të jetë i pezulluar lundrimi por besohet që nëse kushtete e motit do të rregullohen atëherë mundet që të kemi një dritë jeshile nga autoritetet përkatëse.
Lundrimi për mjetet e peshkimit dhe ato të vogla lundruese ka qenë i pezulluar prej mëngjesit të 16 Janarit por në njoftimin e parë thuhej se lundrimi do të pezullohej deri në 19 janar ora 16:00 teksa mesa duket kemi një shtyrje të këtij afati deri në një njoftim të dyta nga kapiteneria.
Njoftimi
"Kapiteneria e Vlorës bën me dije se duke parë kushtet e këqija të motit është vendosur që lundrimi detar për mjetet e peshkimit dhe ato të vogla lundruese të mbetet i pezulluar Shkak është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë por edhe parashikimi për përkeqësim të kushteve atmosferike."