Urdhri i SPAK/ Akil Nerjaku u arrestua në banesën e deputetit socialist
Akil Nerjaku, i cili i shpëtoi një atentati në shtator të vitit 2022, është arrestuar nga policia në banesën e deputetit Rrahman Rraja.
Kështu shkruan e përditshmja Panorama, e cila thekson se në vendimin e gjykatës speciale, vila 3-katëshe së bashku me hapësirën përreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja.
Hetuesit e BKH kanë mbetur të befasuar, kur në banesë, në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhanë e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste, dhe familjen e tij.
Deputeti i PS u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij.
Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rraja, ka kohë që jeton në kryeqytet.