SPAK arreston Akil Nerjakun, në shtator iu bë një atentat me snajper

Akil Nerjaku është arrestuar në Durrës me urdhër të SPAK. Arrestimi u krye në kohën kur në Nikël bëhej kontroll në banesën e Ramazan Rrajës.

Kujtojmë se Nerjakut i është bërë atentat me snajper në Durrës. Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022.

Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G-Class”, por i ka shpëtuar plumbave. Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ka qenë i blinduar, duke bërë që Nerjaku t’i shpëtonte plumbave.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije në shtator të vitit të kaluar se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe se plumbar ndaj tij ishin një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Akil Nerjaku është një person me precedent të mëparshëm penale, pasi rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga gjykata.