VIDEO/ Fshatra të Kurbinit si liqene të vegjël, banesat rrethohen nga uji

Reshjet e rena gjatë natës në zonën e Kurbinit kanë shtuar prezencën e ujit. Në fshatin Adriatik, disa banesa janë rrethuar nga uji.  Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë.

Në fshatin Gjorem dhe në Shullaz ka disa familje të rrethuara nga uji, njofton gazetari i SYRI TV, Martin Marku. Mëngjesin e sotëm reshjet kanë ndaluar dhe uji po fillon të tërhiqet.