Shkodra sërish nën ujë, 1100 ha të përmbytur në njësinë Ana e Malit

Filluan sërish dhe po shtohen dita-ditës, përmbytjet në bashkinë e Shkodrës. Situata sot, deri në orën 8.00, data 20 janar 2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin, sipas hidrometrit tek ura e Bahçallëkut, shënon kuoten 6.15 metra me një rënie prej 40 cm në krahasim me orën 18.00 të ditës së djeshme. Kuota maksimale është 7.50 m, njofton gazetarja e SYRI TV.

Niveli i liqenit sipas hidrometrit tek ura e Bunës shënon 8.10 m, me një rritje prej 5 cm në krahasim me orën 18.00 të ditës së djeshme. Kuota maksimale e liqenit është 8.70 m.

Siperfaqja totale e përmbytur në bashkine e Shkodrës deri tani është 1100 hektarë, e pandryshuar nga pasditja e djeshme.

Njësia Administrative Ana e Malit ka 1100 ha të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, njesoj si dje në darkë.

Ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Grupet e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.