VIDEO/ Malet e Krujës mbulohen nga bora e dendur, nevojiten zinxhirë në Qafë Shtamë

Të gjitha malet në rrethin e Krujës janë të mbuluara nga dëbora, trashësia e së cilës varion deri në 15 cm, njofton gazetari i SYRI TV.

Rruga për në Qafë Shtamë aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Në malësi vijojnë reshjet e dëborës.

Përsa i përket lumenjve, niveli i tyre është rritur por deri tani nuk paraqesin probleme.

Disa fshatra të Krujës janë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit të linjave që i furnizojnë.