VIDEO/ Bie dëbora e parë në Llogara, nisin punën borëpastrueset

Bie dëbora e parë në Llogora. Reshjet e borës nisën gjatë natës dhe e mbuluan Llogaranë, njoftoi gazetari i SYRI TV, Gentian Këllçiu. Borëpastrueset nisën punën për hapjen e rrugëve dhe kanë hedhur kripë për të mos krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se në Llogara, ku po vazhdojnë reshjet e dëborës, rruga po pastrohet pa ndërprerje. Bëhet apel për drejtuesit e mjeteve që i drejtohen këtij aksi me goma vere, se nuk do të lejohen të ngjiten në Qafën e Llogarsë, pasi bllokojnë qarkullimin. Me ndihmë nga Policia Rrugore, ARRSH do të bëjë ndalimin e mjeteve pa goma dimri.