Dëborë e madhe në Rrugën e Arbrit, Policia: Bllokohet aksi Bypass- Qafë Murrizë, ndiqni itinerarin tjetër
Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim për shoferët që qarkullojnë sot në Rrugën e Arbrit, ku ka probleme për shkak të dëborës së madhe.
Policia tha: “Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë."