Perlë' e Federico Chiesas, Juventusi eliminon Monzan, e pret Lazio në çerekfinale

Juventus siguroi biletën për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi triumfoi në “Allianz Stadium” përballë Monzës me rezultatin 2-1. 

Juventusit i mjaftuan më pak se tetë minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Monzës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Një aksion i shpejtë i juventinëve, me protagonist nga e djathta Mckennie-n, që kroson saktë në qendër  për Moise Keane, i cili nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, 1-0.

Barazohet sfida në “Allianz Stadium”. Valoti, i pambuluar nga mbrojtje, realizon me kokë në zhvillimet e një këndoreje, 1-1.