Grenell në Instagram: Pata një diskutim të thellë në mendime tek 'Çim Peka Live'
Richard Grenell ishte i ftuar në Çim Peka Live këtë të enjtë, në një rrëfim ekskluziv.
Grenell foli për Shqipërinë, situatën në rajon dhe më gjerë, dialogun Kosovë-Serbi, rikthimin e Donald Trump në garën për president të SHBA.
Pas intervistës, Grenell ka shkruar në rrjetet sociale duke informuar ndjekësit te tij se pati një diskutim të thellë në mendime tek 'Çim Peka Live'.
"Drejtpërdrejt nga Shqipëria. Faleminderit Çim, për diskutimin e thellë përreth udhëheqjes amerikane, dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimit ekonomik", shkruan Grenell.