Vasili denoncon mashtrimin e radhës: Pallati në këmbë, Veliaj përtokë!
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denoncuar me fakte në rrjetin e tij social 'Facebook' një tjetër gënjeshtër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Bëhet fjalë konkretisht për një pallat në zonën e Kombinatit, për të cilin pak ditë më parë kryetari i bashkisë u shpreh se u parandalua një tragjedi nga tërmeti, pasi pallati u shemb nga eskavatori vetëm pak ditë para tij.
Por, duket se realiteti tregon të kundërtën pasi një pjesë e mirë e tij qëndron ende në këmbë. Sipas Vasilit kjo është një provë e propagandës së pështirë të Veliajt.
"Pallati ne kembe, Veliaj pertoke!
Veliaj tha se parandaloi një tragjedi te pallati nr.4 i rrugës “Myslym Keta” para se të binte tërmeti i pak ditëve më parë, por PAMJET flasin ndryshe
Sipas Veliajt, me një të rënë të ekskavatorit, pallati u shemb në tokë, ndonëse në të vërtetë, një pjesë e mirë e tij qëndron ende në këmbë.
Pjesa e pallatit, që qëndron në këmbë, e padëmtuar nga Tërmeti mjaft i forte i së dielës, është provë e propagandes se peshtire te Veliajt qe me mimiken e mashtruesit deklaronte dje:
“Atëherë sot do të isha duke dhënë një intervistë tjetër për të mbajtur përgjegjësi për një pallat qe nuk u prish në kohë, por që u prish dhe e zuri tërmeti, ku siç e pamë dhe vetë, sapo e preku ekskavatori,”- tha Veliaj gjithashtu dje.
Ja ku i keni Fotot dhe pallati eshte ne kembe, por Veliaj eshte pertoke.”