Gazetari zbulon detaje nga koha e 'atentatit' ndaj Ibrahim Rugovës

Gazetari Nebih Murseli ka treguar për kohën se si ka ndodhur atentati ndaj Ibrahim Rugovës, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

"Atentati" ndaj Ibrahim Rugoves

Ne fillim te marsit te 2005-tes drejtoja edicionin e Kohes Ditore per Maqedoni dhe marr nje porosi nga nje mik ne Londer qe ta therras ne telefon fiks nga ndonje linje fikse jo nga zyra ime. Ishte informacion konfident.

Dola te posta kryesore ne Shkup dhe mora mikun. Ishte i shqetesuar nga nje informacion qe e kishte marre nga Kosova. "Duan ta vrasin Rugoven te vetit e t'ia lene fajin Hashim Thacit!", tha miku. 
E mora me rezerve informacionin, por pasi miku vazhdoi edhe dy dite rradhazi te me thote te beja dicka. Me Veton Surroin (ate kohe ishte kryeredaktor I gazetes) nepermjet Skype kontaktonim cdo mengjes. Pasi perfunduam kolegjiumin kolektiv (Vetoni, Agroni, Augustini e une) i kerkova Vetonit te flasim ne vete, i tregova per informacionin dhe ta shtjellojme me koleget ne Prishtine. Nuk e botuam as si informacion. Pas dy ditesh Vetoni me tha se ne Shkup vjen Y. , me qellim te sqarimit te informacionit. As Y. nuk mendonte se ka dicka te vertete, por tha se do te njoftoje ata qe duhet njoftuar!

Pas dy ditesh u kry atentati ndaj Rugoves!

Rame Maraj a eshte najkah?