'Manita' ndaj Ceutës, Barcelona kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit
Barcelona nuk tregon mëshirë përballë modestëve të Ceutës në Kupën e Mbretit dhe e mposht me rezultatin e thellë 5-0. Katalanasit kualifikohen kështu për në fazën çerekfinale pas golave të Raphinha, Fati, Kessie dhe dopietës së Lewandowskit.
Në pjesën e parë Barcelona flirton disa herë me golin, por arrin të realizojë vetëm një herë. Në fundin e 45 minutëshit është Raphinha që zhbllokon shifrat duke e çuar Barcelonën në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë ndërkohë nis një festival golash për katalanasit që fillimisht dyfishojnë me Robert Lewandowski. Rrugën e rrjetës e gjejnë më pas Ansu Fati e Franck Kessie. “Manita” ndërkohë u plotësua nga ylli i sulmit Robert Lewandowski që vulosi edhe rezultatin final të takimit.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Mbretit dhe kualifikohet për fazën çerekfinale.