FOTO/ Momentet pikante nga takimi i Ronaldos me Messin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u takuan sërish, këtë herë në një ndeshje miqësore mes PSG-së dhe Riadit.

Gjigantët parisien fituan 5-4, Messi shënoi në minutën e tretë dhe Ronaldo u përgjigj me një dopjetë në pjesën e parë.

Me shumë mundësi, ky ishte takimi i fundit i futbollistëve më të mëdhenj të shekullit të 21-të.

Cristiano së shpejti do të jetë 38 vjeç, Leo Messi këtë vit 36.

Kështu që vetëm shijoni shtrëngimin e duarve dhe përqafimet e dy legjendave.