Dëmtohet Ardian Ismajli, Empoli tregon situatën e mbrojtësit të Kombëtares
Shtohen problemet për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Listës së gjatë me lojtarë të dëmtuar i është shtuar së fundmi edhe mbrotjësi i Empolit, Ardian Ismajli.
Ky i fundit u dëmtua në sfidën e fundit përballë Sampdorias. Së fundmi Empoli ka bërë me dije edhe problemin që Ismajli ka pësuar.
Një dëmtim në kofshën e majtë është evidentuar te problemi i Ismajlit. Megjithatë, dëmtimi është i shkallës së ulët dhe mund të mos ta mbajë gjatë larg fushave. Mjekët e Empolit kanë bërë me dije se situata e Ismajlit do të vlerësohet në ditët në vijim.