VIDEO/ Asist i Neymar, Messi shënon kundër Ronaldos sapo nis sfida
Shtatë herë fitues i Topit të Artë, Lionel Messi, shënon pa u mbushur tri minuta lojë në miqësore e Paris Saint Germain përballë një seleksioni saudit të përbërë nga futbollistë të Al Nassr dhe Al Hilal, ku është përfshirë edhe Cristiano Ronaldo .
Në minutën e tretë, Messi mori një asist perfekt nga Neymar dhe përballë portierit, edhe pse prirët me portën, e dërgoi topin në rrjetë.
Cristiano Ronaldo gjithashtu u aktivizua titullar në këtë ndeshje ekzibicioni. Para se të dilte në fushë, shtrëngoi duart me futbollistët e PSG-së.