VIDEO-SYRI TV/ Virusi RSV, ekspertët: Nuk ka vend për panik, mbizotëron gripi stinor

Virusi RSV i ngjason një gripi të zakonshëm. Eksperti i ISHP, Artan Simaku deklaron se nuk ka vend për tu shqetësuar, por prindërit duhet të kujdesën për fëmijët pasi, ky virus më shumë prek foshnjet.  

Sipas Simakut, në Shqipëri mbizotëruese janë virozat stinore, ndërsa nënvarianti i ri i Covid, ende nuk ka mbërritur në vendin tonë.

Krahas gripit në Shqipëri së fundmi qarkullon edhe virusi RSV ose i njohur ndryshe sinçiçial. Virusi prek kryesisht fëmijët duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.

Rasti i parë i konfirmuar është ai i një 16 vjeçari, i cili pas përkeqësimit ka hyrë në intubim, ndërkaq tashmë gjendja e tij shëndetsore është stabilizuar dhe i riu ka dalë nga spitali. 

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik,  Artan Simaku deklaron se nuk ka vend për panik dhe testimet e kryera gjatë kësaj periudhe për virusin RSV kanë rezultuar negative.

Simaku thekson se mbizotëruese janë virozat stinore dhe aktualish jemi në pikun e tyre.

Përsa i përket nënvariantit XBB.1.5 të Covid, që qarkullon në Europe Simaku deklaroi se monstrat janë ççuar në laboratoret e referençës, por nuk ka asnjë rast të konfirmuar.