Barcelona po punon për huazimin e Goncalo Guedes nga Wolves

Gonçalo Guedes është bashkuar verën e vitit 2022 me Wolverhampton Wanderers në elitën e futbollit anglez, Premierligë.

Por aventura në Ishull nuk ka shkuar siç duhet për portugezin, i cili nuk ka arritur të përshtatet mirë te Wolves.

26-vjeçari pritet të largohet gjatë merkatos së janarit nga Wolves dhe e ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Spanjë, kësaj radhe te Barcelona.

"Mundo Deportivo" ka raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për anësorin portugez dhe Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin.

Agjenti i Guedes, Jorge Mendes, ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan dhe kjo e bën më të lehtë huazimin e lojtarit në "Camp Nou".

Barcelona pritet ta marrë si huazim anësorin portugez me opsionin e blerjes në fund të sezonit, por që nuk do të jetë opsion i detyrueshëm i blerjes.

Guedes ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion për Wolves në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Opsion tjetër për tu huazuar Guedes është edhe Roma, me Jose Mourinhon që do ta donte bashkëkombësin e tij nëse shitet Nicola Zaniolo.