Xavi flet për të ardhmen e Depay
Memphis Depay është lidhur shumë me një largim nga Barcelona në merkaton e janarit.
Ditëve të fundit emri i tij është lidhur me transferimin tek Atletico Madrid, por deri tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga klubet.
Për të ardhmen e holandezit së fundi ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili ka thënë se e kupton që për një lojtar nuk është situatë e lehtë kur nuk luan, por që do të flasë me të për të ardhmen e tij.
“Do të flas me Depay dhe do të shoh nëse dëshiron të largohet apo jo dhe të kuptoj se çfarë ai dëshiron të bëjë. Unë ende bazohem në shërbimet e tij. Natyrisht nuk është situatë e lehtë kur nuk luan.”, tha Xavi.
Përveç Atletico Madrid, edhe Interi është në garë për kartonin e sulmuesit holandez.