‘Njëri punon, njëri fotografon, qindra komentojnë’/ Këlliçi poston FOTO-t nga 'suksesi' i bashkisë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër show nga administrata e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar fotot ku një punonjës i pastrimit në bashki hap një pusetë dhe një fotograf shkrep momentin e ‘suksesit’.

‘Një tek punëtor i shoqëruar nga fotografi që shkrep këtë moment suksesi. Në zyrat e Bashkisë Tiranë, skuadra e produksionit pret fotografinë për të publikuar një ngjarje të paprecedentë pune. Hapa gjigandë ka bërë bashkia. Njëri punon, njëri fotografon, qindra komentojnë’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Administrimi i Tiranës një reality shoë

1 tek punëtor i shoqëruar nga fotografi që shkrep këtë moment suksesi. Në zyrat e Bashkisë Tiranë, skuadra e produksionit pret fotografinë për të publikuar një ngjarje të paprecedentë pune.

Hapa gjigandë ka bërë bashkia. Njëri punon, njëri fotografon, qindra komentojnë.

Ky është modeli që duhet të largojmë nga bashkia, që të fillojmë punën një orë e më parë për t'i dhënë 1 milion banorëve një administrator dhe një ekip që punon pa zhurmë.

Tirana duhet t'i ngjajë Europës! Duhet t'u japim shqiptarëve një kryeqytet normal, të pastër, të gjelbër, të jetueshëm dhe me hapësira për të gjithë!

14 maj #FitojmëTiranën