SYRI TV/ Elvis Roshi merret në pyetje nga SPAK, burimet: Hetime rreth tenderave

Elvis Roshi që ka drejtuar për disa vjet bashkinë e Kavajës është marrë në pyetje këtë të enjte në SPAK. Burime bëjnë me dije se Roshi është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimet që po kryhen rreth tenderëve në kohën kur e drejtonte ai bashkinë. Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, nuk ka preferuar të japë sqarime për çfarë është marrë në pyetje.

Nga SYRI TV

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku është marrë në pyetje me kërkesë të prokurores Enkelejda Millonai.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Roshi është pyetur rreth një hetimi që po bën SPAK me dyshimet e abuzimit me tenderë publikë në bashkinë e Kavajës në kohën kur drejtohej prej tij.

Roshi qëndroi për rreth 60 minuta në ambientet e SPAK dhe pas daljes, nuk preferoi të prononcohej për mediet.

Insistimit të gazetarëve për të bërë të ditura arsyet e thirrjes së tij në Prokurori, ish-kryebashkiaku socialist iu shmang, duke reaguar në këtë formë.

Sqarimet Roshi i ka dhënë përpara hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar i institucionit publik.

SPAK nga ana tjetër mbetet i rezervuar për të dhënë detaje rreth hetimit, llojit dhe vlerës së tenderit apo procedurat që janë ndjekur.