Ministria e Brendshme e Irakut u tha spektatorëve pa bileta të shpërndaheshin për të mos krijuar turmë, por ata e shpërfillën këtë urdhër.

Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga rrëmuja, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Të dhënat e para bëjnë me dije se një person ka humbur jetën, por sipas disa raportimeve ky numër është shumëfish më i lartë.

At least 1 dead, 60 injured in Iraq football stadium stampede

Crush took place outside stadium in Basra ahead of Arabian Gulf Cup final between Iraq, Oman https://t.co/vW1sNGOgVH pic.twitter.com/Y7w9mY1ILE

— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) January 19, 2023

Dhe lajmet për personat e lënduar ndryshojnë nga burimi në burim. Sipas disa informacioneve, numri i të lënduarve është 27, ndërsa sipas të tjerave mbi 60.

There are more than sixty injures in stampede before Iraq - Oman Arabian Gulf Cup final.#كاس_الخليج_العربي_25 #Iraq #GulfCup2023 pic.twitter.com/nvklFY7vd8

— Daily Middle East (@middleast_daily) January 19, 2023

Për momentin nuk dihet nëse ndeshja do të luhet sot në orën 17:00 apo do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/19/auto_Screenshot_141674135991.png", "width": 900, "height": 600 } }

Kaos përpara finales së Kupës së Gjirit mes Irakut dhe Omanit: Ka njerëz të vdekur në një rrëmujë të paprecedentë

Sot në qytetin irakian Basra po luhet finalja e Kupës së Gjirit në futboll ndërmjet Irakut dhe Omanit dhe pak orë para ndeshjes nga një rrëmujë mbetën të plagosur dhjetëra persona, ndërsa disa humbën jetën.

Ndeshja luhet në stadiumin ndërkombëtar të Basrës, i cili ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe disa mijëra njerëz pa bileta u mblodhën para stadiumit edhe dhjetë orë para fillimit të ndeshjes për të tentuar të hyjnë dhe fatkeqësia nuk u shmang.