Kim Kardshian blen për shumën marramendëse gjerdanin e Princeshë Diana-s
Duhet të ketë një lloj fiksimi që Kim Kardashian ka me veshjet apo aksesorët e ikonave femra të cilat kanë ndërruar jetë. Ajo sapo fitoi një ankand të gjerdanit të famshëm të princeshës Diana me kryq ngjyrë vjollcë.
Në vitin 1987, princesha veshi bizhuteritë ekskluzive në një gala bamirësie në Londër. Në atë kohë, kompania e argjendarisë Garrard lejoi që Princesha Diana të vishte Kryqin Attalah, të cilin e kombinoi me një veshje ngjyrë vjollce dhe e mbante të varur poshtë gjoksit të saj.
Në rrjet qarkullojnë shumë fotografi të ndryshme të princeshës që mbante atë gjerdan gjatë ngjarjes, e cila konsiderohej një deklaratë e guximshme e modës në atë kohë.
Që atëherë, kompania e ankandeve Sothebys e bleu gjerdanin dhe e vendosi atë në ankand tek ofertuesi më i lartë. Ai person doli të ishte Kim Kardashian, e cila shtoi një tjetër aksesor legjendar të veshur nga një ikonë femër e ndjerë në koleksionin e saj.
.@KimKardashian has bought a pendant previously worn by Princess Diana. The amethyst and diamond-encrusted Attallah crucifix was created by @GarrardLondon and apparently loaned to Diana by its owner several times. @sothebys confirm that it sold today by auction for $197,453. pic.twitter.com/rVRUrKxO8F
— Omid Scobie (@scobie) January 18, 2023
Biznesmenia bëri ofertën më të lartë prej saktësisht 197,453 dollarë amerikanë. Ajo tashmë është dërguar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara.
Është e vështirë të thuash pse Kim Kardashian duket kaq e fiksuar pas veshjes ose zotërimit të pjesëve të veshjeve apo aksesorëve nga ikonat e femrave të vdekura. Ajo veshi fustanin legjendar të veshur nga Marilyn Monroe kur i këndoi ditëlindjen Presidentit John F. Kennedy.