", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/19/auto_auto_sds16735394191674131325.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

Zyrtare/ Kukësi kryen një tjetër goditje në merkato, verilindorët prezantojnë mesfushorin serb

Mirza Delimexhaç është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kukësit.

Mesfushori 23-vjeçar është prezantuar nga vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë te Kukësi për 1 sezon e gjysmë dhe vjen pas një eksperience me Septemvri Sofia.

NJOFTIMI I KLUBIT:

WELCOME MIRZA DELIMEDJAC ⚽️

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.

⚽️ 23 vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Mirza 🤝

Skeda e Lojtarit:
Emri: Mirza Delimedjac
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.79 m
Kombësia: Serb
Pozicioni: Mesfushor

View this post on Instagram

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)