Stuhia shkakton dëme të mëdha në Korçë, era shkul çatitë e bizneseve dhe shtëpive
Era e fortë përgjatë ditës së sotme dhe reshjet e shiut përgjatë natës kanë krijuar probleme në banese, biznese dhe në furnizimin me energji elektrike në disa bashki të qarkut Korçë.
Në videot e siguruara nga gazetarët e Syri.TV dallohen dëmet e mëdha që janë shkaktuar nga stuhia e ditës së sotme, çatitë e bizneseve dhe të shtëpive kanë rënë në tokë.
Ne qarkun juglindor rreth 30 fshatra janë pa energji elektrike ku grupet e OSHEE janë në terren për të rregulluar defektet në zonat ku energjia mungon prej mbrëmjes së djeshme.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por disa mjeteve të parkuara u ka rënë çatia sipër. Policia në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.