‘30 fëmijë me çizme për në shkollë’/ Këlliçi: Për fushatë, cipëplasurit do e hedhin një cip asfalt
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka vijuar me denoncimet mbi gjendjen e mjerueshme ku ndodhen rrugët e kryeqytetit dhe peripecitë që heqin banorët dhe fëmijët për të shkuar në shkollë.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar një video nga një rrugë e zonës së Arbanës, Njësia Administrative Vaqarr, ku sipas tij kalojnë çdo ditë të paktën 30 familje dhe e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë pa çizme e pa u lagur nga këmbët.
‘Tani që afron fushata mbase cipëplasurit do e hedhin një cipë asfalt elektoral’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Dje në Arbanë. Pak kilometra nga Tirana.
Këtu kalojnë çdo ditë të paktën 30 familje. Fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë pa çizme e pa u lagur nga këmbët.
Njësia Administrative Vaqarr nuk i kthen asnjë përgjigje ankesave të banorëve.
Tani që afron fushata mbase cipëplasurit do e hedhin një cipë asfalt elektoral.
Kështu nuk vazhdohet deri në 2027-n! #TiranaNukPretMë