FOTO/ Përmbyset kamioni në Greqi, rruga mbushet me portokalle

Një aksident është shënuar sot në Greqi ku një kamion me portokalle është përmbysur duke bërë që e gjithë ngarkesa të derdhet në rrugë.

Aksidenti ndodhi në një rrugë në Kifissos, duke bërë që ngarkesa që do dërgohej në Pire të shkojë dëm. 

Ekipet e qarkut, forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje për të rivendosur qarkullimin. 

Aksidenti ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugës Kifisos me rrugën Agias Annis në Agios Ioannis Rentis. 

Sipas informacioneve, drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur lehtë.