SYRI TV/ Banorët e “5 Majit” protestojnë para bashkisë: Po na grabisin pronat për të ndërtuar kulla

Banorët e “5 Majit” protestuan këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës pasi prej 1 viti nuk kanë asnjë shpjegim se çfarë po ndodh me shtëpitë e tyre.

Bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm në një kohë që çmimet e apartamenteve janë rritur, ndërsa disa të tjerë janë të pastrehë.

Ata akuzuan qeverinë se i ka grabitur pronat për të ndërtuar kulla.

Këtë shqetësim banorët e kanë drejtuar edhe në gjykatë, teksa u shprehën se po presin të vihet drejtësi.