VIDEO/ Roshi del nga SPAK dhe fshihet pas çadrës/ Ja për çfarë është pyetur
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur gjate ditës së sotme në SPAK. Ai sapo ka lënë ambientet e SPAK.
Ndërkohë siç shikohet në pamjet e siguruara nga Syri TV, ai nuk ka preferuar të komentojë për mediat, ndërsa ka tentuar që me anë të çadrës të shmangë çdo kontakt me gazetarët.
Roshi ka qëndruar në ambientet e SPAK për më shumë se 60 minuta.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se është thirrur për llogari të hetimeve rreth një tenderi që është zhvilluar në kohën kur ka qenë kryebashkiak i Kavajës.