Të luftojmë të djathtën, të mbrojmë OJQ-të/ Soros çon të birin në Davos
Miliarderi majtist, George Soros, mungoi këtë herë në samitin e Davos-it në Zvicër.
Mungesa e tij ngriti shumë reagime te e djathta amerikane, ndërkohë që në samit ishte i pranishëm i biri, Alexander Soros, që u pa i afërt me politikanët ballkanikë.
Samiti po humbet gjithmonë e më shumë rëndësinë, ndërsa ka hasur në akuza të vazhdueshme se po vepron si një qeveri globale e pavotuar.
Sipas Fox News, në një prej këtyre paneleve u mor angazhimi për të luftuar ‘krahun e djathtë’ dhe për të rikthyer besimin e humbur te organizatat joqeveritare.
Richard Edelman, president i kompanisë globale të komunikimit 'Edelman', tha se një nga gjërat më të trishtueshme që ka përjetuar ai vitet e fundit, ka qenë përkeqësimi i besimit te OJQ-të.
Ai tha se kompanive tani u besohet më shumë se OJQ-ve në trajtimin e çështjeve të shoqërisë civile.
“Hipoteza ime mbi këtë është se grupet e krahut të djathtë kanë bërë një punë vërtet shumë të mirë për të hequr besimin te OJQ-të. Ata kanë sfiduar burimet e financimit. Ata ju kanë lidhur me Bill Gates dhe George Soros,” tha ai.
Soros është një mega-donator i kauzave të majta me OJQ-të e tij. Në total, mbi 32 miliardë dollarë janë shpenzuar prej tij në disa vite për OJQ-të.
Kujtojmë se kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi i Departamentit të Shtetit për shpalljen non-grata, vjen për shkak të informacioneve që kanë dërguar OJQ-të e Sorosit në Uashington.
Edhe vetë Departamenti i Shtetit e ka pranuar këtë fakt.