VIDEO/ Bie pak niveli i Vjosës, rreziku mbetet: Situata nën monitorim

Në lumin e Vjosës ka pasur një rënie të nivelit të ujit këtë mëngjes, në 5.50 metra, por situata mbetet në situata mbetet ne monitorim.

Gjatë natës, niveli arriti në 6.50 metra duke sjellë daljen nga shtrati tek Pazari i Vjetër poshtë urës së Mifolit, por gjatë orëve të para të mëngjesit, lumi Vjosë qendroi në shtratin e tij.

Problem mbetet era e fortë dhe do të  monitorohen në vijimësi  reshjet apo prurjet.

Kreu i njësisë administrative të Novoselës, Kanan Shakaj ka theksuar se edhe në zonën e Memaliajt dhe të Gjirokastrës, ka rënie të nivelit. Ndërkohë, referuar problematikës për rrezik përmbytjesh nëse niveli arrin në 7 metra në jug, atëherë ka rrezikshmëri.

Situata po monitorohet në varësi të kushteve të motit dhe reshjeve të pritshme apo prurjeve të lumit  si edhe erës së fortë që pengon derdhjen e lumit në det dhe mund të çojë në rritje te nivelit.