Argjentina e çmendur pas Messit

Një fermer argjentinas mbolli një arë me misër në mënyrë të veçantë duke krijuar imazhin e futbollistit legjendar Lionel Messi.

Fermeri Maximiliano Spinazzo përdori algoritme për të përcaktuar se ku do të mbillte farat e misrit në arën e tij në Los Condores, në provincën Cordoba të Argjentinës, për të krijuar një shëmbëlltyrë të Messit për ta nderuar atë për fitimin e Kupës së Botës në Katar.

Rezultati i përpjekjeve të Spinazzo-s është një portret i madh i Messit.

Dihet se amerikano-jugorët janë të “fiksuar” pas futbollit dhe pasi kombëtarja e tyre fitoi Kupën e Botës, festa zgjati me ditë të tëra.

Shumë fansa kanë bërë modele flokësh dhe tatuazhe me imazhin e Messit.