VIDEO/ Nisin përmbytjet/ Bllokohet aksi Lezhë-Laç, probleme në Shkodër

Shirat që kanë rënë pa pushim kanë rikthyer përmbytjet në Lezhë.

SYRI TV sjell pamjet se si është bllokuar nga uji rruga Lezhë-Laç.

Po ashtu, edhe rruga e fshatit Obot të Shkodrës është mbuluar nga uji dhe është bërë e pakalueshme. Banorët kanë kërkuar ndihmën e forcave të ushtrisë.

Një banor i Obotit tha se është hera e tretë që përmbyten brenda dy muajve dhe u janë dëmtuar të  gjitha të mbjellat me të cilat jetojnë.