Kim Kardashian blen me çmim rekord bizhunë ikonë që vetëm Princëshë Diana e ka mbajtur
Shtëpia më e madhe e ankandeve në botë Sotheby ka mbajtur dje një ankand mjaft interesant.
Në këtë ankanda të përvitshëm 'Royal & Noble' dolën në shitje bizhu shumë të çmuar që u përkasin fisnikëve.
Por në ankand ajo që ra në sy ishte ‘Kryqi i Attallah’.
I dezinjuar nga stilisti Fleuree, ky dizajn u prodhua nga argjendari i famshëm Garrard në vitin 1920.
Naim Attallah, një biznesmen palestinezo-britanik, e bleu këtë xhevahir ikonë në vitin 1980.
Biznesmeni e mbajti këtë xhevahir në koleksionin e tij presonal deri sa mendoi se vetëm një person në botë mund ta mbante.
Attallaj ia dha këtë xhevahir shoqes së tij të ngushtë, princeshës Diana.
Bizhuja e famshme u mbajt disa herë nga Diana në vitet 1980.
E konsideruar si një porosi speciale për një nga klientët e rregullt të stilistit të njohur të bizhuterive Garrard, varësja në formë kryqi ka një prerje katrore dhe diamante me prerje rrethore, tha Sotheby's në deklaratën për shtyp të ankandit.
Ramsay Attallah, djali i Naim Attallah, i cili ndërroi jetë në vitin 2021, tha për këtë xhevahir:
“Babai im mendonte se ishte e veçantë dhe vetëm Diana mund ta mbante. Në të vërtetë, vetëm Lady Diana e mbajti me kujdes dhe askush nuk e ka prekur që atëherë.” tha ai.
Princesha Diana e mbajti këtë xhevahir të famshëm në vitin 1987, në një event bamirësie që ajo drejtonte.
Ky kryq, i cili u shfaq në një fustan mbrëmjeje të gjatë prej kadifeje të dizajnuar nga stilistja e saj gjithmonë e preferuar, Catherine Walker, ishte pamja më e përfolur e Dianës në atë kohë.
Madonna, e cila ishte ylli më i madh i popit në botë në ato vite, mbante edhe kryqe të mëdha në gjerdanët e saj të gjatë.
Zgjedhja e guximshme e Dianës u ndikua nga Madonna dhe kjo zgjedhje u konsiderua një simbol i mënyrës sesi shija e saj e modës u largua nga tradicionalizmi.
Historianët e modës dhe familjes mbretërore shkruajnë:
“Ndërsa ametisti ka përfaqësuar tradicionalisht privilegjin mbretëror, zgjedhja e Dianës për të mbajtur një gjerdan me një zinxhir jashtëzakonisht të gjatë mishëron aftësinë e saj për të shfaqur koleksionin e saj të bizhuterive mbretërore në një mënyrë unike, duke mos pasur frikë të shkojë kundër traditës dhe të ndryshojë. Ky xhevahir tani i përket Kim Kardashian.''
Kim Kardashian, e cila vitin e kaluar në Met Gala veshi fustanin e famshëm të Marilyn Monroe 'Happy Birthday, Mr. President', u përfol dhe u kritikua për këtë zgjedhje.
“Kryqi i Attallah” është konfirmuar se është blerë nga përfaqësuesit e Kim Kardashian në ankand. Çmimi i shitjes së kryqit, i shpallur nga Sotheby's, ishte 197,453 dollarë.
"Ne jemi të kënaqur që Kryqi i Attallahut ka gjetur një jetë të re në duart e një emri tjetër me famë botërore pas Dianës," tha Kristian Spofforth, kreu i Sotheby's Londër.
40-vjeçarja Kardashian njihet për dashurinë e saj ndaj pjesëve historike të modës.
Tashmë është kuriozitet se ku dhe kur Kim Kardashian , e cila u përpoq aq shumë të vishte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala, do të shfaqet me këtë stolinë ikonë të Princeshës Diana.