Vonesa tragetesh në Durrës nga stuhia në det, pritje me orë për nisjet dhe mbërritjet

Në Durrës,  për shkak të motit të paqëndrueshëm, tragetet e linjave kanë pasur vonesa. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit mbrëmjen e kaluar, kanë arritur të nisen vetëm këtë mëngjes.

Ndërkohë edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Porti i Barit në Itali.