VIDEO/ Pas shiut, një stuhi breshëri godet Durrësin, zbardhen rrugët

Pas shirave të vrullshëm gjatë natës, një stuhi breshëri ka përfshirë këtë mëngjes Durrësit. Intensiteti ka qënë i madh aq sa janë mbuluar rrugët, siç shihet në pamjet e sjella nga gazetarja Albana Aliaj e SYRI TV.

Lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryer, por ende janë brenda shtratit të tyre, njoftoi Shtabi i Emergjencave.

Moti i keq në Durrës ka bllokuar që mbrëmjen e shkuar, nisjen e trageteve në orën 23.00. Sipas komunikimit telefonik me kapitenerinë e Portit, nisja e tyre është bërë në orët 6.00 dhe 7.00 të ditës së sotme. Ndërkohë, vijon lundrimi i dy trageteve nga porti i Barit drejt Durrësit.

Një traget ka mbërritur me vonesë; njeri pritet të hyjë në port rreth orës 10.30, ndërsa tjetri një orë më pas.