VIDEO/ Era e fortë rrëzon pemët në Korçë, ka ndërprerje të energjisë
Moti i keq ka goditur edhe Qarkun e Korçës.
Në pamjet siguruara nga Syri TV duken pemët që janë rrëzuar anës rrugës në lagjen 4.
Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.
Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.