Armeni, zjarr në një kazermë ushtarake: 15 të vdekur
Në Armeni , një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një kazermë të snajperëve të ushtrisë la të paktën 15 të vdekur dhe tre të plagosur rëndë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Armenisë, duke shpjeguar se zjarri ka shpërthyer për arsye që ende nuk janë përcaktuar.
Kazermat ndodhen në territorin e fshatit Azat, në zonën e Gegharkunikut, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit Jerevan.