Zjarr në një kazermë në Armeni, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe tre janë në gjendje të rëndë, pas një zjarri që shpërtheu në një kazermë ushtarake në Armeni.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

“Sipas informacioneve paraprake thotë ministri në një shënim nga zjarri i rënë në kazermën ku ndodhet një repart ushtarak inxhinierësh dhe snajperistësh kanë humbur jetën pesëmbëdhjetë ushtarë… gjendja e tre ushtarëve të tjerë vlerësohet si e rëndë”- thuhet në njoftim.