VIDEO/ Reshje të dendura gjatë natës, përmbyten lagjet në qytetin e Lezhës

Reshjet me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë problemet e para në Lezhë. Vërshimi i ujit sëbashku me inertet nga lagjja e spitalit ka bërë që lagjja “Besëlidhja” të jetë nën pushtetin e ujit. Kjo situatë e përsëritur ka sjellë vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve në mëngjes.

Pamjet e sjella nga gazetari Martin Marku.