VIDEO/ Panik në ajër, avioni që ishte nisur nga Prishtina bën ulje urgjente

Një aeroplan që ishte nisur sonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyruar të kthehet sërish pas ngritjes në ajër.

Pas 40 minutave qëndrimi në ajër, aeroplani është ulur, pasi një problem ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrres.

Si rezultat, mes udhëtarëve është shkaktuar panik dhe frikë.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga brenda avionit në momentet që është kthyer.

Sipas një pasagjereje që ishte brenda avionit, problemi qëndronte me derën e aeroplanit, e cila nuk ishte mbyllur mirë.