Superkupa e Italisë/ Interi fitoi kundër Milanit, ja kush u shpall lojtari më i mirë i finales

Edin Dzeko ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Interit në Superkupë kundër Milanit.

Boshnjaku realizoi një supergol në minutën e 21-të për të kaluar zikaltrit në avantazh të dyfishtë që i dha më shumë siguri skuadrës.

Për këtë, ai u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes”, një çmim që e mori nga administratori i ndeshjes.