Greqi, nëna shqiptare gjen të pajetë në shtëpi djalin e saj 3 vjeçar
Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi një fëmijë është gjetur i pajetë në shtëpi.
Bëhet fjalë një djalë 3 vjeç.
Sipas informacioneve të larissa.net, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili është invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vdekjen.
Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.
Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.