Mungon vetëm zyrtarizimi, Bayerni gjen zëvendësuesin e Neuer

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Yann Sommer do të jetë portieri i ri i Bayern Munich. Portieri zvicerian do të zëvendësojë të dëmtuarin Manuel Neuer i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Bayerni dhe Borussia Monchengladbach kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e lojtarit. Sommer do të firmosë një marrëveshje që do ta mbajë lidhur me bavarezët deri në vitin 2025.

Sipas Bild, Bayerni do të paguajë në arkat e Borussia Monchengladbach në total 9.5 milionë euro. 8 milionë do të jetë operacioni që do të transferojë në Mynih portierin, ndërsa 1.5 të tjera janë në formë bonusi.