Arrestimi i bosit të Cosa Nostras/ Gazetari italian: Ishte me kancer, i duhej patjetër të dilte nga streha ku fshihej
Gazetari i MeridioNews Dario De Luca në një lidhje me skype për Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, ka treguar detaje të reja në lidhje me arrestimin e bujshëm të mafies italiane, Matteo Messina Denaro, njëkohësisht dhe bosi i “Cosa Nostra”.
De Luca ka treguar se arrestimi u bë i mundur pasi Denaros do t'i duhej të bënte një kontroll në Siçili, aty edhe ku jetonte, pasi vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.
Gjithashtu ai theksoi se ai ishte i mirësiguruar dhe dyshimet prej vitesh qëndronin se ai mund të ndodhej në Dubai apo Spanjë, por në fakt jetonte në një apartament në Palermo.
"Atë e kërkonin të gjithë por nuk e prisnim që të ndodhte dje, dhe që prej ditës së djeshme nuk flitet për gjë tjetër. Është një arrestim që nuk përfundon me Massimo Denaron
U arrestua në territorin e tij në Siçili, në provincën e Trapanit, komunën e vogël që quhet Abobelo e Maxare. Të gjithë dyshohin që ai mund të ishte në Dubai ose në Spanjë por në të vërtetë ai qëndronte në shtëpinë e tij sepse në këtë mënyrë, pikërisht për shkak të këtij rrethi mbrojtës mund të mbrohej. Ai u arrestua në Palermo, aty ku duhej të merte disa kura sa i takon një tumori në qafë. Duhet të keyentë një cikël kimioterapie në këtë klinikë prestigjioze që ndodhet në periferinë veriore të Palermos.
Ai përdorte emrin Andrea Buonafete. Është gjetur edhe një kartë identiteti që ishte një dokument i vërtetë, që ishte zëvëndësuar vetëm fotoja e dokumentit që ishte ajo e të vërtetit Massimo Denaro. Sot kemi zbuluar se strehimi i tij ndodhet pikërisht në një apartament në Kampobelo di Maxara (Palermo), dhe ky apartament ishte i tiji, që tashmë është nën hetim", u shpreh ai.