Afera e Inceneratorëve/ Avokati Visha: Të rikthehet për hetim, të pyetet Ahmetaj

Pavarësisht kërkesës së avokatëve për shkrirjen e dy dosjeve në një për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk pranoi ti shqyrtojë bashkë të dyja çështjet.

Për avokatin Saimir Visha dosja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj.

‘Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t’u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und gjykohet dy herë i njëjti fakt’, tha avokati Saimir Vishaj.

Sipas Vishajt, ngjarja e ndodhur në shtëpinë e ish drejtoreshës së kabinetit Alda klosi ku u vodhën nga pastruesja Rozeta dobi dhe djali I saj 120 mijë euro dhe më shumë se 400 mijë të tjera iu gjetën në shtëpi, konsiderohet një provë e re dhe duhet të lidhet me këtë procedim

Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s’është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal.

Seanca paraprake për të kaluar çështjen e inceneratorëve për gjykim u ndërpre për mosnjoftim të të gjithë të pandehurve si edhe gjendjes shëndetësore të një prej avokatëve mbrojtës. Gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve për bashkim të dosjes së inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit sepse dëmtohen provat dhe shpejtësia e gjykimit.