VIDEO-SYRI TV/ Skandali me Urën e Zogut, qeveria s’ka buxhet, Margariti: Nuk ka projekt

Në konferencën e mbajtur për prioritetet e vitit 2023, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije se nuk ka buxhet për Urën e Zogut edhe pse ky monument kulture është shkatërruar. Margariti dha disa përgjigje piruetë për SYRI TV, edhe për Bibliotekën Kombëtare, vonesën e thirrjes për projektet, si dhe për Cirkun Kombëtar duke hequr vëmendjen nga problemet kryesore.

Nga SYRI TV

Ministria e Kulturës nuk ka akoma buxhet në kohën që Ura e Zogut është shkatërruar dhe duhet të bëhej vlerësim të situatës. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në konferencën për shtyp, ku prezantoi prioritetet për vitin 2023.

Pyetjes së SYRI TV për vonesën e thirrjes për projektet e këtij viti e ndikimin në veprimtarinë e artistëve, Margariti ju përgjigj përmes justifikimit të bashkëpunimit me një tjetër Ministri.

Ndërsa sa i takon problematikës së mbartur prej vitesh në Bibliotekën Kombëtare ku librat janë në gjendje skandaloze, duket se do të vijojë e njëjta situatë

Por Tirana mbetet kryeqyteti i vetëm pa Cirk Kombëtar, ndërsa aktorët prej kohësh zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një ambient provizor, e megjithatë për letargjinë institucionale.

Lista e prioriteteve për vitin 2023 nuk përmbante problemet më aktuale të kulturës sot, e cila duket se do të vijojë të shoqërohet me problematika të shumta.