FOTO/ Kreu i KLSH dhe ai i SPAK: Do godasim korrupsionin

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka zhvilluar një takim pune në mjediset e SPAK me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani. 

Shehu e uroi Dumanin për emërimin e tij në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.   

Në këtë takim, të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.

Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.